LVRK

Panairi i Sporteve Extreme

Në Prizren,të premtën është hapur edhe Panairi i Sporteve Extrem.Pjesë e kësaj ngjarje të veçantë ishin edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit,Kujtim Gashi,Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe të ftuarit të tjerë. Panairi u organizua nga Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë Kulturës Rinisë Sportit,Drejtorisë Kulturës Rinisë Sportit dhe sponsorëve TIKA,IPKO,Liri Llokum, Grafika,Infinit Sporting dhe Mobilshop Qapo.Ministri Gashi,tha se ky Panair e pasuron edhe më tepër qytetin e Prizrenit perms promovimit të sporteve extreme dhe masovizimit të tyre. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, e vlerësoi jashtëzakonisht këtë organizim duke thënë se përveç tjerash një gjë e tillë e ndihmon promovimin e turizmit për të rritur edhe numrin e vizitorëve në qytetin tonë. Në emër të organizatorit, Afrim Kantarxhiu kryetar i Lidhjes së Vëzhguesve Rinia e Kosovës tha se ky Panair ka mbledhur rrteh 10 shoqata të ndryshme dhe përmes këtij organizimi synojmë promovimin e këtyre sporteve në Prizren, e cila mund të jetë atraktive për vizitorë të shumtë që vijnë në Prizren nga mbarë bota. Organizatorët gjatë intervistave për media informuan se ky Panair në të ardhmen do të mbahet tradicionalisht duke përfshirë shoqata edhe nga qyetetet tjera të Kosovës.

Related Articles

Back to top button