Aktiviteti Bike Tour III
Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës me mbështetjen e Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit dhe sponsorëve: Ambasada e Republikës së Turqisë, IPKO, Bahtijar Plus,Mobilshop Qapo dhe Swiss Gold Clinic organizoi aktivitetin tradicional me bicikleta për here të tretë duke bërë një xhiro me biçikleta në qytetin e Prizrenit.Dhjetëra qytetarë të Prizrenit të moshave të ndryshme si dhe dashamirrët e bicikletave nga Prishtina ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet duke bërë xhiro me biçikleta nëpër rrugët kryesore të qytetit në gjatësi prej 15 kilometrave.Organziatorët për shkak të gjendjes së pandemisë morën masat sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetit të Republikës së Kosovës ku pjesëmarrësit ishin të obligueshëm të bartin maskat gjatë gjithë aktvitetit si dhe gjatë regjistrimit është mbajtur distanca dhe kanë matur temperaturat e të gjithë pjesëmarrësve.Organizatorët u shprehen të lumtur me mbarëvajtjen e aktivitetit ku falënderuan sponzorët për mbështetjen e tyre.Pjesëmarrësit e kësaj ngjarje thanë se edhe pse ndjeheshin të lodhur ishin të lumtur që kanë qenë pjesëmarrës në këtë aktivitetet dhe shprehën dëshirën që këto lloje të aktiviteteve të organizohen më shumë.Pas aktivitetit është organizuar edhe një lojë shpërblyese për pjesëmarrësit disa nga të cilët me anë të tërheqjes së shortit u shpërblyen me dhurata që ishin: 2 bicikleta,5 duksa nga IPKO,1 drekë për 4 persona nga Bahtijar Plus, 2 fanella të kombëtares së Kosovës,1 top futbolli dhe 1 top basketbolli. Vlen të përmendet se kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti ka dhënë edhe Policia e Kosovës.