Ceremonia e Çertifikimit dhe garat e kursit të Shigjetarisë Tradicionale
Në ceremoninë e mbajtur në Prizren ARENA morën pjesë zv.kryetari i Institutit të Yunus Emre Abdullah Kutlamësh Jalçin,Kryekonsulli i Turqisë Serdar Ozaydin,Presidenti i Klubit Sportiv të Fondacionit të Shigjetarisë Mehmet Erdogan,anëtari I Bordit drejtues të Klubit Sportiv të Fondacionit të Shigjetarisë Muhamet Bakirci,Deputetja e Republikës së Turqisë Fidan Brina Zhëllta,drejtori i Instituteve të Yunus Emre Dr.Mehmet Ylker,sportisti dhe aktori i njohur turk Ibrahim Balaban si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave tjera në Kosovë,sportistët nga Prizreni,Prishtina,Peja dhe Mamusha dhe prindërit e tyre. Garat u realizuan në kategorinë e femrave dhe meshkujve të grup moshave të kursantëve 07-11,12-15 dhe 15+.
Në një fjalim rasti.Kryekonsulli i Turqisë në Prizren Serdar Ozaydin, në fjalimin e tij tha se kurseve të shigjetarisë tradicionale u kushtojnë rëndësi si një project që kontribuon në afrimin e popujve dhe forcimin e lidhjeve të përbashkëta historike dhe kulturorer me Kosovën si dhe falënderoj Lidhjes së Vëzhguesëve Rinia e Kosovës dhe Komunën e Mamushës për kontributin në këtë projekt. Ndërsa zv.kryetari i Institutit Yunus Emre, Abdullah Kutlamësh Jalçin ka tërhequr vëmendjen se shigjetaria përveçse gjatë historisë ka qenë mjet gjuetie për shumë kombe ai është përdorur edhe si një sport luftarak. “Dua të njoftoi kënaqësinë për interesin dhe pjesëmarrjen intensive ndaj kurseve në Prishtinë, Prizren, Mamushë dhe së fundmi në Pejë në Kosovë”, tha Yalçın.
Deputetja Fidan Brina Jılta, vuri në dukje se me ndihmën e kurseve të rinjve u mundësohet të mësojnë sportin e paraardhësve. “Uroj që nxënësit tanë të jenë të suksesshëm edhe pas kësaj. Uroj vazhdimin e këtyre kurseve sepse një interes kaq i madh dhe dalja me sukses e rreth 100 nxënësve nga këtu është shumë e rëndësishme në aspektin e shoqërisë tonë dhe të prindërve”, tha ajo.
Ndërkohë anëtari i Bordit drejtues të Klubit Sportiv të Fondacionit Muhammet Bakırcı, në fjalën e tij shprehu besimin se të rinjtë që merren me sportin e shigjetarisë do të kenë një të ardhme më të fuqishme dhe më të suksesshme.Ndërsa, Kemangeri i njohur İbrahim Balaban, dhuroi zihgir dhe harku të dizajnuar për pjesëmarrësit që dolën të parët në kategorinë e moshës 07-11 vjeç. Pas fjalimeve, ceremonia përfundoi me shpërndarjen e certifikatave për nxënësit e suksesshëm dhe shfaqjes me shigjeta nga İbrahim Balaban. Në kurset që filluan ne muajin qershor te këtij viti morën pjesë rreth 480 pjesëmarrës ku 123 prej tyre arritën te certifikohen.