Bike Tour IV “Pedalo Për Ditën Pa Makina”
Lidhja e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës vahzdon të organizon aktivitete kësaj radhe me mbështetjen e Minsitrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Rinisë dhe Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit organizoi aktivitetin tradicional me bicikleta për here të katërt duke bërë një xhiro me biçikleta në qytetin e Prizrenit këtë herë për Nder të Ditës Ndërkombëtare Pa Makina me moton “Pedalo për Ditën Pa Makina.Dhjetëra qytetarë të Prizrenit të moshave të ndryshme si dhe dashamirrët e bicikletave nga Prishtina dhe Podujeva ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet duke bërë xhiro me biçikleta nëpër rrugët kryesore të qytetit në gjatësi prej 15 kilometrave.Poashtu që ky aktivitet të jetë edhe më i pasur duke shpërndarë dhurata për pjesëmarrësit u kujdesën dhe sponsorët si Ambasada e Republikës së Turqisë, SHAFF, Red Bull, HIB Petrol, Grafika, Oxocases, Auto Shkolla XAJA dhe Firma Miranda. Organziatorët për shkak të gjendjes së pandemisë morën masat sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetit të Republikës së Kosovës ku pjesëmarrësit ishin të obligueshëm të bartin maskat gjatë aktvitetit si dhe gjatë regjistrimit është mbajtur distanca.Organizatorët u shprehen të lumtur me mbarëvajtjen e aktivitetit ku falënderuan qyetetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet tradicional.Pjesëmarrësit e kësaj ngjarje thanë se edhe pse ndjeheshin të lodhur ishin të lumtur që kanë qenë pjesëmarrës në këtë aktivitetet dhe shprehën dëshirën që këto lloje të aktiviteteve të organizohen më shumë.Pas aktivitetit është organizuar edhe loja shpërblyese për pjesëmarrësit ku të gjithë pjesëmarrësve disa nga të cilët me anë të tërheqjes së shortit u shpërblyen me dhurata që ishin: 2 bicikleta, 5 Duksa nga IPKO, 2 Pal Trenerka nga SHAFF, 20 Litra Derivat nga HIB Petrol, 1 Top Futbollit, 1 Top Basketbolli, 2 Fanella të Kombëtares së Kosovës, zbritje në regjistrimin për patent shofer për 5 Persona nga AUTO SHKOLLA “XAJA”.Poashtu organizatori OJQ LVRK falënderon edhe OJQ-të “ Marakli T’Biciklave nga Prishtina,Marakli T’Biciklave dega në Prizren,Kosovo Cycling nga Prishtina dhe Llapi Team Bike nga Podujeve për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet.Vlen të përmendet se kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti ka dhënë edhe Policia e Kosovës.