LVRK

Aktiviteti Tradicional Bike Tour

Përherë të tretë në Prizren organizohet Touri Tradicional “Bike Tour III”. Relacioni do të jetë rreth 15 km ku Fillmi dhe Mbarimi do të jenë te Sheshi i Lidhjes ndërsa tërheqja e shortit për dhuratat do të mbahet në KEY.Poashtu si vjet Bike Tour III do të organizohet me rregullat e Ministrisë së Shëndetit ku pjesëmarrësve gjatë regjistrimit do t’iu matet temperatura,do të jenë të obligueshëm të mbajnë maska si dhe gjatë tourit duhet të mbajnë distancën sespe aktiviteti nuk është garues.Ky aktivitet do të realizohet me mbështetjen e Komuna e Prizrenit DKRS dhe sponsorëve: Ambasada e Republikës së Turqisë, IPKO , Bahtijar – Plus , Mobil Shop Qapo Since 2000 dhe Swiss Gold Clinic.

Ku në përfundim të Tourit do të ketë dhurata të ndryshme për pjesëmarrësit si:
2xBiçikletë 1xDrekë nga Bahtijar Plus
5x Duksa nga IPKO
2x Topa
2x Fanellë të Kombëtares së Kosovës Të gjitha këto do të shpërndahen me anë të tërheqjes së shortit. Regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 10:00 deri 10:30 te Sheshi i Lidhjes ku pjesëmarrësit do të paisen me Maica dhe Numrat për tërheqjen e shortit të dhuratave
—-

Nisja e Tourit fillon nga Sheshi i Lidhjes në ora 10:30 Poashtu gjatë Tourit do të shpërndahet ujë, sandwich, pemë dhe lëng.

Related Articles

Check Also

Close
Close