Për ne
Autobiografia e “Lidhjes së Vëzhguesëve Rınia e Kosovës”
Në Kosovën multietinke Shoqata Vëzhguesëve Rinia e Kosovës ka të rinjë nga të gjitha komunitetet si Shqipëtarë,Turk,Boshnjak,Ashkalinj e Rom.Është formuar në vitin 2002 nga vullnetarët Shoqata jonë trajton
të gjitha komunitetet në mëyrë të njëjtë pa i dalluar dhe për këto admirohet nga komuniteti lokal dhe ai ndërkombëtarë.Që nga formimi deri në vitin 2010 Shoqata jonë ka vazhduar aktivitetet dhe më 01.Prill 2010 ndërroi emrin në “Lidhja e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës”dhe kjo u pranua edhe nga Institucionet Komuniteteve Civile të Qeverisë.Aktivitetet esenciale të Lidhjes së Vëzhguesëve janë: organizimet e kampingjeve,nxitimi i të rinjëve për dashurinë ndaj natyrës, ruajtja e natyrës dhe ambientit, të organizoj aktivitet sportive etj.
Sot në Shoqatën tonë kemi rreth 150 vëzhgues nga të gjitha nacionalitetet dhe në një të ardhme të shkurtër mendojmë që të dyfishojmë numrin e tyre. Deri më sot si Shoqatë kemi qenë mikpritës të projekteve vendore dhe ndërkombëtare dhe ishim pjesëmarrës në shumicën e aktiviteteve.
Si Shoqatë kemi marrë pjesë në këto aktivitete:
– Menjëherë pas formimit të Shoqatës në vitin 2002 organizuam kampingun me 150 vëzhgues nga të gjitha komunitetet si janë:Shqipëtarë,Turk,Boshnjak,Ashkalinj dhe Rom.
– Më 2003 si mysafir të ftuar nga Federata e Vëzhguesëve të Turqisë ishim me një ekip i përbërë nga 50 të rinjë në kampingun internacional i mbajtur në qytetin e Çanakkales të Turqisë.
– Më 2005 organizoi kapmpingun e parë regjional,në këtë kamping ishin pjesëmarrës vëzhguesit nga Kosova, Bosna, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Turqia dhe Greqia.
– Më 2006 me sukses e përfaqsuam Kosovën në kampingun e vëzhguesëve të mbajtur në Ymranije të Turqisë.
– Me 26-27-28 Gusht 2007 me ndihmën e Forcave të KFOR-it organizuam kampingun në Lokvicë.Në këtë kamp pjesëmarrës ishin të rinjë nga mosha 11 deri 15 vjeçar ku mësuan për ruajtjen e ambientit dhe kanë bërë pastrimin e tij.
– Më 14 Dhjetor 2007 Shoqata e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës së bashku me KFOR-in pa dalluar fejën, gjuhën apo racën kemi shpërndarë ndihma Shqiptarëve, Turqve,Boshnjakve,Ashkalinjëve dhe Romëve.
– Me 21-22-23 Korrik 2008 në kilometrin e 3të të Prevalacit,përafërsisht 100 vëzhgues meshkuj dhe femra të moshave 14 deri 18 vjeçar ishin pjesëmarrës në kampingun i ndihumar nga KFOR-i.Liderët tonë i vetëdijesuan vëzhguesit se si duhet të hapin tenda,të gjejnë drejtimin,si të përdorin busllën dhe hartën.
– Me 05.04.2008 50 vëzhgues dhe 20 lider vëzhgues u ngjitën malin më të lartë të Prizrenit.
– Në Mars 2009 me përkrahjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prevalac u bë pastrimi i ambientin me 100 vëzhgues dhe u organizuan seminare për vetëdijesimin e popullit si të ruhet ambienti.
– Në Maj 2010 Vëzhguesit tonë ishin pjesëmarrës në seminarin e organizuar nga KCSF-ja me temën “Konsultimi me Organizatat e Shoqërisës Civile”
– Me 10 Maj 2010 ishim pjesëmarrës në aktivitetin e pastrimit të Monumenteve Historike.
– Po në këtë muaj ishim pjesëmarrës në fikjen e zjarrit në mal së bashku me Brigadën e Zjarrëfikësve të Prizrenit.
– Më 19 Maj 2010 u mbajt Maratona për të rinjë, mbrëmje në ora 20:00 organizuam Koncertin në Sheshin Shadërvan ku fituesit e maratonës morën shpërblimet e tyre pastaj pasoi Koncerti ku kënduan Tolga & Veton, Besmir Shishko,Xheraldina Berisha dhe grupet tjera dhe në fund kishte hedhja e fishekzjarrëve.
– Me 5 Qershor 2010 ndihmuam Shoqatën e Bjeshkatarëve “Sharrri” në organizimin e koktelit për nder të 10 vjetorit të SH.B.”Sharri” e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës ku ishin prezent Kryetari i Komunës Ramadan Muja dhe përfaqësues të KFOR-it Turk dhe Gjerman.
– Me 11-12 Qeshor 2010 ishim pjesëmarrës në organizimin e Shoqatës së Bjeshkatarëve “Sharri” në ngjitjen e Majës së Van Kerkofit që është në lartësi 2555 m.
– Me 09.07.2010 ishim pjesëmarrës në ushtrimin për nder të Ditës së Zjarrëfikësve të Kosovës.
– Në Korrik 2010 ishim pjesëmarrës në kontrollimin e terrenit së bashku me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit,Udhëheqësin e Brigadës së Zjarrëfikësve dhe Inspektorin e parandalimeve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore duke i dhënë këshilla popullit si të veprojnë në vendet ku bëjnë piknik për mbrojtjen dhe shkaktimin e mundshëm të zjarrit nëpër gjelbërime.
– Me 08-09-10 Tetor LVRK-ja organizoi Kampingun Tradicional Multietnik të përbërë nga të gjitha komunitet e Kosovës.Pjesëmarrës ishin 150 të rinjë meshkuj dhe femra nga të gjitha komunitete ku atyre u mbajtën seminare nga Profesionelët rreth përdorimit të busullës,seminar nga Kryqi i Kuq, FSK-ja dhe nga Vëzhguesit.
– Me 13 Tetor 2010 ishim pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Kryqi i Kuq për Javën Ndërkombëtare të Solidaritetit duke vetëdijesuar qytetarët për punën e Kryqit të Kuq.
– Me 20 Tetor 2010 poashtu ishim pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Kryqi i Kuq për Javën Ndërkombëtare të Solidaritetit duke mbledhur të holla nga qytetarët për t’i shpërndarë ato më vonë të varfërve.
– Me 3 Nëntor 2010 ishim pjesëmarrës në pritjen e Kryeministrit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan në vizitën e tij në Tyrben e Sulltan Muratit.
– Me 10 Nëntor 2010 ekipi ynë ishte misafir i posaçëm në Garat Ndërkombëtare të Orientimit e cila përherë të parë u mbajt edhe në Kosovë në të cilën morën pjesë garues nga të gjitha vendet Evropiane ku ishte prezent edhe Kryetari i Federatës Evropiane të Orientimit.
– Me 28 Nëntor 2010 dy përfaqësues të LVRK-së ishin pjesëmarrës në Festimet e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit e cila u mbajtë në Tetovë (Maqedoni)
– Me 14 Janar 2011 u takuam me Kolonelin e Forcave të Sigurisë së Kosovës Z.Xhavit Gashin ku i dhuruam një plaket falënderimi për bashkëpunimin që kemi me shpresë që në të ardhmen të vazhdojmë me bashkëpunim.
– Me 19 Janar 2011 me votat e Bordit u pranuam si anëtarë në Federatën e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës,si dhe kryetari jonë Z.Kazim Topoyani u zgjedh si nënkryetarë i Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës.
Dhe në këtë Shoqatë të paharrueshme,për kontributin që kanë dhënë së pari themeluesi Kazim Topoyan dhe Ekipi i Liderëve dhe shumë shokët tonë që kanë kontribuar në sukseset e kësaj Shoqate ju falënderojmë përzemërsisht . . .
Ne jemi krenar që jemi Skaut të Lidhjes së Vëzhguesëve Rinia e Kosovës…