Headline News

Aktiviteti Epopeja e UÇK-së

Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Lidhja e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës sëbashku me Klubin e Shigjetarisë Tradicionale organizoi një vizitë në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku u vizitua edhe Shtëpia e Familjes Jashari,Muzeu dhe lapidari i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ky aktivitet u organizua për të vetëdijesuar të rinjtë më shumë për historinë e Kosovës. Gjatë aktivitetit të rinjët dhe të rejat patën rastin të dëgjojnë nga ciceroni për Historinë e Luftës së UÇK-së dhe jetën e Adem Jasharit.

Ne si të rinjë jemi rritur me kujtimin për sakrificën e familjes Jashari.Shpresojmë dhe besojmë se historia do të vlerësoj lartë dhe në formën më të mire veprën e madhe të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Ne si Lidhja e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës dhe Klubi i Shigjetarisë Tradicionale falënderojmë Komunën e Prizrenit posaqërisht Nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Prizrenit zt. Kujtim Gashi dhe Institutin Junus Emre në Prizren për mbështetjen që kanë dhënë në organizmin e këtij aktiviteti.

Related Articles

Back to top button