LVRK

Aktiviteti për Nder të Ditës së Tokës

Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës në Prizren Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit dhe mbështetjen e sponsorëve: Sporting,Life Fitness,Meridian Express,Infinit organizoi aktivitetin duke bërë një xhiro me biçikleta nëpër qytet me moton “ Stop automjeteve”. Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme, duke bërë xhiro me biçikleta nëpër rrugët kryesore të qytetit në gjatësi prej 15 kilometrave, kanë qenë pjesëmarrës të aktivitetit kryesor në shënimin e 22 Prillit, Ditës Botërore të Tokës. Organizatorët u shprehen të lumtur me mbarëvajtjen e aktivitetit ku falënderuan sponzorët dhe kërkuan më shumë shtigje për biçiklistë dhe më pak prani të automjeteve, pasi që këto të fundit janë ndër ndotëset më të mëdha të ambientit. Pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, Ilijaz Ilijazi, Nadire Zogiani, Bert Tamnik dhe Enisa Morina, thanë se edhe pse ndjeheshin të lodhur, ishin të lumtur që përmes këtij aktiviteti përçuan mesazh tek qytetarët dhe institucionet në këtë ngjarje kushtuar Ditës së Tokës. Pas aktivitetit, është organizuar edhe një lojë shpërblyese për pjesëmarrësit, disa nga të cilët u shpërblyen me dhurata të çmueshme. Vlen të përmendet se kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti ka dhënë edhe Policia e Kosovës dhe Urgjenca që kaa përcjellë me Autoambulancë.

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button