Aktiviteti ”Pedalo për Ditën e Tokës”
Me rastin e Ditës së Tokës nën organizmin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit dhe realizimit të OJQ-së Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës dhe mbështetjen e sponsorëve: Sporting,Ponte Coffee and More,Life Fitness,Meridian Express,Golden Read Eagle,Infinit organizoi përherë të dytë aktivitetin “Pedalo për Ditën e Tokës”.Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme, duke bërë xhiro me biçikleta nëpër rrugët kryesore të qytetit në gjatësi prej 15 kilometrave, kanë qenë pjesëmarrës të aktivitetit kryesor në shënimin e Ditës Botërore të Tokës. Organizatorët u shprehen të lumtur me mbarëvajtjen e aktivitetit ku falënderuan sponzorët dhe qytetarët për pjesëmarrje.Pas aktivitetit, është organizuar edhe një lojë shpërblyese për pjesëmarrësit, disa nga të cilët u shpërblyen me dhurata të çmueshme. Vlen të përmendet se kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti ka dhënë edhe Policia e Kosovës.