1.Panairi i Sporteve II
Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe sponsorëve Ambasada e Turqisë, Meridian,Infinit dhe Sporting për të dytën herë me radhë në Prizren,ka organizuar Panairin e Sporteve. Nxënës dhe qytetarë të Prizrenit në Sheshin e Lidhjes kanë patur mundësinë të njihen me ekzistimin e klubeve sportive lokale dhe si funksionojnë ato, në kuadër të Panairit të Sporteve organizuar nga LVRK.Në hapje të kësaj ngjarje ishin pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Prizrenit Zt.Eshref Memaj,Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit Zt.Ehat Oreshka,Konsull i Republikës së Turqisë Zt.Serdar Özaydin dhe të ftuarit të tjerë. Nënkryetari i Komunës së Prizrenit Zt.Eshref Memaj në një fjalë rasti inkurajoi fëmijët që të merren aktivisht në sport dhe aktivitete kulturore për një të ardhme më të mirë të tyre. Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit Zt.Ehat Oreshka përgëzoi organizatorët për këtë aktivitet dhe tha se me institucionet po angazhohen që të përmirsojnë infrastrukturën sportive që fëmijët masovisht të merren dhe argëtohen përmes sportit.Ndërsa Konsullos i Republikës së Turqisë Zt. Serdar Özaydin përgëzoi organizatorin dhe tha se të rinjët duhet të merren me sport se ata janë e ardhmja e një shteti. Ky Panair për qëllim kishte vetëdijesimin e fëmijëve për ekzistimin e klubeve sportive në Prizren dhe nxitjen e fëmijëve që të merren me aktivitete sportive.