LVRK

Ngushëllime Kosovë

Është shumë e vështirë të pranojmë që simboli ynë i rezistencës Adem Demaçi ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Adem Demaçi tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojmë si zë ndërgjegjeje popullore.Jo vetëm Kosova, por mbarë kombi shqiptarë është pikëlluar sot nga humbja e një personi që me kurajën, sakrificën dhe atdhedashurinë e tij të jashtëzakonshme, ai u bë symbol i rezistencës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri e barazi në trojet e veta. Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë të armatosur, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.

Ne si Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës shprehim ngushëllime familjes Demaçi dhe shtetit tonë Kosovës.

Related Articles

Close